Tre personat e lënduar rëndë të shtrirë në QKUK, mësohet identiteti i tyre - Bota Sot
Tre personat e lënduar rëndë të shtrirë në QKUK, mësohet identiteti i tyre

Gjilani

Tre personat e lënduar rëndë të shtrirë në QKUK, mësohet identiteti i tyre

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor tre persona të lënduar në aksidentin e rëndë që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit.

Mjeku kujdestar i Emergjencës ka zbuluar emrat e tre pacientëve të shtrirë.

Lumnie Sahiti nga Malisheva, viti i lindjes 1972, Naser Nuhiu nga Vitia- viti i lindjes 1968 dhe Fatime Islami nga Gjilani- viti i lindjes 1936.

“Rreth orës 16.30  këtu kemi pranuar tre pacientë. Tek ne i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, tash do t’i dërgojmë në klinikat adekuate. Lëndimet janë në kokë mirëpo mund të them se janë lëndime të rënda. Tek ne janë vetëm tre raste. Janë dy femra dhe një mashkull”, ka thënë mjeku kujdestar i Emergjencës.

Vlen të përmendim faktin se nga aksidenti i njëjti ka ndërruar jetë Qerim Çoqaj, derisa 11 të tjera po vazhdojnë të kurohen në spitalin e Gjilanit. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...