Fjalët prekëse të Hazirit për biznesmenin Çoçaj

Gjilani

Fjalët prekëse të Hazirit për biznesmenin Çoçaj

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:12
Lutfi Haziri, Qerim Çoçaj

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, një ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në qendër të qytetit e vdiq biznesmeni Qerim Çoçaj, i ka dedikuar disa fjalë këtij të fundit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haziri ka falënderuar të ndjerin për gjithçka që ka bërë për qytetin e Gjilanit.

“Humanizmi, solidariteti dhe miqësia juaj, kulmoi me heroizëm dje, në mbrojtje të fëmijëve. Aksidenti tragjik njomi me gjakun Tuaj ditën e 7 marsit. Të faleminderit për gjithçka që bëre për Gjilanin. Lamtumire miku im!”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat