Nesër aksion pastrimi në fshatin Shillovë të Gjilanit

Gjilani

Nesër aksion pastrimi në fshatin Shillovë të Gjilanit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Let’s Do It ju njofton se në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Javën e Tokës, nesër [E hënë, 22 Prill] do të organizohet aksion pastrimi në Gjilan, përkatësisht në Fshatin Shillovë, lokacioni “Te Kisha”.

Aksioni organizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, duke filluar nga ora 12:00.

Në aksion do të marrë pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi, kryetari i komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri dhe vullnetarë të tjerë.

Mbeturinat e grumbulluara do të largohen nga KRM “Ekohigjiena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat