Nxënësit e Gjilanit po vlerësohen si më të mirët në matematikë në Republikën e Kosovës - Bota Sot
Nxënësit e Gjilanit po vlerësohen si më të mirët në matematikë në Republikën e Kosovës

Gjilani

Nxënësit e Gjilanit po vlerësohen si më të mirët në matematikë në Republikën e Kosovës

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:04
Gara komunale në lëndën e matematikës

Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur të mbahen garat komunale në lëndën e matematikës me të gjitha përgatitjet që janë bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe kësaj gare po i nënshtrohen nxënësit nga të gjitha shkollat e Gjilanit nga klasat V, VI, VII dhe VIII.

Dekani i shkencave kompjuterike në universitetin publik “Kadri Zeka”, Xhevdet Thaçi, tha se niveli kaq i lartë pjesëmarrjes së nxënësve në këto gara na jep të gjitheve një energji shtesë që të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim.

“Ata të cilët merren me mësimin e më vonë edhe studimin e matematikës, gjithmonë do të jenë në planin e parë. Me orientim në këtë drejtim do të thote se në jemi konkurrentë të shteteve të zhvilluara dhe konkurrentë të përbashkët në të gjitha fushat, sepse me matematikë dhe me këtë përkushtim të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve sigurisht që gjithmonë do të kemi suksese. Universiteti “Kadri Zeka”, është i nderuar dhe po punon që të krijoj hapësirë edhe për shkencat natyrore e konkretisht matematikës”, tha mes tjerash dekani, Thaçi.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, e ka përmendur matematikën si mbretëreshë të shkencave dhe njëkohësisht të gjithë nxënësit i ka falënderuar për angazhimin maksimal që po japin, që Gjilani të ketë epitetin e qytetit lider në fushën e matematikës dhe qytetit të shkencës në përgjithësi.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni bërë të mundur që Gjilani të ketë epitetin e qytetit të matematikës. Prandaj, jo rastësisht matematika është mbretëreshë e shkencave. ju nxënës të Gjilanit që jeni masovisht në këtë garë jeni lënda e fuqishme e matematikës, ju jeni ata që do të ndikoni të kemi drejtim të veçantë në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Komuna e Gjilanit është krenare me nivelin që kanë nxënësit në shkollave në të gjitha lëndët e veçanërisht në lëndën e matematikës dhe gjithmonë jemi përkrahës institucional, sikur që ju jeni përkrahësit e Gjilanit në rrafshin e dijes”, tha drejtori Gagica.

E nga ana e tij, kryetari i shoqatës “Paskal”, Agim Buklla, që edhe është në këshillin organizativ të garave ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe kryetarin Lutfi Haziri, për mbështetjen e dhënë në organizimit të garave në Gjilan.

Ndryshe, rezultatet e testit publikohen pasi të vlerësoj këshilli organizativ dhe do të përgatiten nxënësit e suksesshëm që të përfaqësojnë Gjilanin në garat mbarkombëtare dhe në ato regjionale gjatë të ardhmes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...