Dy rrugët kryesore në Gjilan përfshihen nga uji, veturat mezi kalojnë!

Gjilani

Dy rrugët kryesore në Gjilan përfshihen nga uji, veturat mezi kalojnë!

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:27
Gjilan

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë ditës së sotme shkaktuan telashe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në qytetin e Gjilanit.

Dy nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, ajo para Spitalit të Gjilanit që lidh qendrën me Ferizajn, si dhe rruga kryesore e lagjes Kamnik u përfshinë nga reshjet e mëdha të shiut dhe u shndërruan në rrugë aspak të konvenueshme për t’u kaluar.

Ndryshe rruga 7 shtatori në Gjilan është duke u shkaktuar telashe vozitësve për javë të tëra për shkak të vonimeve që po bëhen në rregullimin dhe asfaltimin e duhur të saj, duke përfshirë edhe rregullimin e trotuareve në këtë anë.

Pamjet e realizuara sot tregojnë qartazi se në çfarë gjendje u shndërruan rrugët nga reshjet e mëdha të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat