Inaugurohet projekti për avancimin e zyrave të prokurimit në Gjilan - Bota Sot
Inaugurohet projekti për avancimin e zyrave të prokurimit në Gjilan

Gjilani

Inaugurohet projekti për avancimin e zyrave të prokurimit në Gjilan

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:39
Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Christina Davis, sot inauguruan projektin për avancimin e zyrave të prokurimit, me të cilin synohet rritja e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies në proceset e prokurimit publik.

Davis tha se janë të kënaqur që e kanë pasur mundësinë të bashkëpunojmë me kryetarin Haziri dhe Komunën në përgjithësi.

“Sistemi i ri i arkivit do t’u ndihmojë zyrtarëve komunalë të prokurimit që t’i sigurojnë shënimet e prokurimit dhe të kenë qasje në to, duke promovuar aftësinë e komunës për t’i menaxhuar dokumentet e veta në mënyrë efektive, si dhe duke zvogëluar mundësisë që individët të mund të kenë qasje të papërshtatshme dhe t’i manipulojnë të dhënat e prokurimit. Ngjashëm, sistemi i vëzhgimit përmes kamerave të sigurisë të instaluara në sallën e hapjes-vlerësimit të ofertave  dhe arkivit rrisin nivelin e sigurisë për shënimet vitale komunale”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, theksoi se sivjet po bëhen 20 vite të fillimit të bashkëpunimit mes Gjilanit dhe USAID.

“Gjilani e ka pasur fatin e keq, sepse është dashur të suspendohen 45 punëtorë për të preventuar korrupsionin dhe format korruptive sipas vendimit të gjykatave dhe Zyra e Prokurimit ka mbetur në duart e një heroine, e cila i ka rezistuar duke mos qenë pjesë e këtij procesi”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai shtoi se me projektin e ri do të ngritin efikasitetin në punë dhe sistemin e ruajtjes së dokumentacionit në arkivin elektronik.

“Shpresoj që do të jemi njëra nga komunat e para që do të gradohet në këto shërbime dhe të jemi shembulli më i mirë për këto shërbime”, tha Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...