Në Gjilan ekziston rruga me emrin e gazetarit të vrarë të “Bota sot”, Bardhyl Ajeti

Gjilani

Në Gjilan ekziston rruga me emrin e gazetarit të vrarë të “Bota sot”, Bardhyl Ajeti

Nga: K.M Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:50
Rruga "Bardhyl Ajeti" - Gjilan

Pas një interviste që Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka dhënë në gazetën kombëtare “Bota sot”, ku është trajtuar edhe çështja e vrasjes së gazetarit të gazetës “Bota sot”,Bardhyl Ajeti, familja e të ndjerit Ajeti kanë hedhur disa akuza apo vërejtje për kryetarin Haziri.

 “Nëse ju z. Haziri pasni treguar përkujdesje institucionale, cilën rrugë, shesh apo institucion e emëruat me emrin e Bardhylit?”, shkruan familja Ajeti në reagimin e publikuar sot.

 Lidhur me këtë, gazeta ka kontaktuar, kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se tash e një vit, një rrugë në Gjilan e mbanë emrin e gazetarit të “Bota sot”, të shokut të tij, Bardhyl Ajeti.

 Tutje, Haziri ka sqaruar se kërkesa për emërimin e disa rrugëve me emrat që kanë kontribuar në lirinë dhe demokracinë e vendit, pasi që ka edhe rrugë të tjera të veprimtarë të shquar që sot sipas emrave të tyre, thirren rrugë të rëndësishme të qytetit të Gjilanit si psh: “Rruga “Bardhyl Ajeti”, “Rruga Ibrahim Rugova”, “Rruga Smajl Hajdari”, “Rruga Sebahate Tolaj” , “Rruga Tahir Zemaj”, “Rruga Xhemaj Mustafa”, “Rruga Fehmi Agani” , “Rruga Sali Çeku” si dhe shumë rrugë tjera të cilat nuk kanë qenë të trajtuara me kohë. Rivendosjen e emrave e kemi inaguruar me 19 Qershor me Agjencionin Kadastral si dhe Qeverinë Norvegjeze”, ka thënë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat