Inspektorati i Gjilanit parandalon qytetarin që kishte filluar krasitjen e drunjve në pronë publike - Bota Sot
Inspektorati i Gjilanit parandalon qytetarin që kishte filluar krasitjen e drunjve në pronë publike

Gjilani

Inspektorati i Gjilanit parandalon qytetarin që kishte filluar krasitjen e drunjve në pronë publike

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:50
Gjilani

Inspektorati i Komunës së Gjilanit ka ndërprerë aktin e krastitjes së disa drunjve në pronën publike (trotuar) nga ana e një qytetari në lagjen “Dardania”, i cili e kishte ndërmarrë këtë veprim pa leje të organeve komunale.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se me të marrë informatën, të premten në ora 16:00 ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka bërë proces qytetarit në fjalë dhe i ka njoftuar organet e shtetit për procedure të mëtutjeshme.

Komuna e Gjilanit apelon të gjithë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla sepse kjo është në kompetencë të organeve komunale, përndryshe nuk do të ketë kompromis dhe do të pasojnë gjoba të rënda, ku me të njejtit do të merren gjykatat kompetente.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...