Pasuria e Lutfi Hazirit, shumë tokë e para kesh!

Gjilani

Pasuria e Lutfi Hazirit, shumë tokë e para kesh!

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 00:22
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar pasurinë e tij.

Haziri, njëherit edhe nënkryetar i LDK-së ka bërë përshkrimin e hollësishëm të pasurisë së tij të paluajtshme.

Bazuar në formular, Haziri ka thënë se nga prindi ka trashëguar tokë në gjithësej 12 vende, dhe kjo ka ndodhur në vitin 2015’të dhe 2017’të, shkruan Indeksonline.

Haziri, posedon një banesë të blerë në vitin 2015 në vlerë prej 100 mijë euro.

Sipas po të njëjtit formularë, bashkëshortja e Hazirit ka një veturë të tipit “Hyunday Matrix”, në vlerë prej 3 mijë euro.

Ndërkaq, kur jemi tek kursimet Haziri qëndron bukur mirë financiarisht.

Në banken “BKT”, Haziri ka të kursyera gjithësej 113.085.00 euro, në “NLB”- 13.182,00 euro.

Haziri në emër të prindërve ka deklaruar 79,543.10 euro në banken zvicërane “Migro Bank CHF”.

Bashkëshortja e tij ka të kursyera 7.752,00 euro. Kurse, fëmijët e Hazirit kanë të gatshme mbi 15 mijë euro. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat