Prindi rrah mjekun në Gjilan: Njëherë i thotë se i ka vdekur fëmija, pastaj i thotë se është gjallë - Bota Sot
Prindi rrah mjekun në Gjilan: Njëherë i thotë se i ka vdekur fëmija, pastaj i thotë se është gjallë

Gjilani

Prindi rrah mjekun në Gjilan: Njëherë i thotë se i ka vdekur fëmija, pastaj i thotë se është gjallë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:04
Ilustrim

Një rast i rrallë ka ndodhur në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan, atje një prind është frustruar nga mjeku përgjegjës dhe e ka goditur atë.

Pasi një person kishte dërguar gruan e saj për të lindur në spital, atje duke pritur lindjen e fëmijës nga bashkëshortja një lajm i rëndë i kishte ardhur nga mjeku përgjegjës.

Mjeku përgjegjës i kishte deklaruar atij se fëmija që po e priste ai i ka vdekur, më pas ai i frustruar e ka goditur mjekun dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Por, më pas gjithçka ndryshon kur stafi mjekësor i thotë burrit të bashkëshortes së fëmija është gjallë dhe ka lindur në gjendje të mirë.

Komunikata e plotë nga Policia:

Me 24 shtator 2019, rreth orës 13:30, policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në Spitali regjional reparti i Gjinekologjisë këtu në Gjilan ka ndodhë një incident.

Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte në spitalin rajonal këtu në Gjilan reparti i Gjinekologji duke e prite lindjen e fëmijës pasi qe bashkëshortja e tije ishe ne sallën e lindjes, ishte njoftuar nga mjeku përgjegjës se fëmija i kishte vdekur.

Ne atë moment i dyshuari me te marrë informatën nga mjeku e godet mjekun ku i shkakton lëndime të lehta trupore, po ashtu i dyshuari në shenjë revolte godet një xham te zyrës se repartit dhe e thenë te terin ku i shkakton vetes lëndime.

Gjatë marrjes së deklaratave nga stafi mjekësorë jemi njoftuar se fëmija është lindur i gjalle dhe është ne gjendje te mire shëndetësore dhe nëna është po ashtu mirë .

Lidhur me rasti janë intervistuar mjeku, i dyshimti dhe dëshmitar tjerë që kanë qenë prezent. Rasti “Sulm ndaj personit zyrtar..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat