U kap me marihuanë në afërsi të shkollave, 1 muaj paraburgim - Bota Sot
U kap me marihuanë në afërsi të shkollave, 1 muaj paraburgim

Gjilani

U kap me marihuanë në afërsi të shkollave, 1 muaj paraburgim

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit N. A

Gjykata njofton se ekziston dyshimi bazuar se me datë 23.09.2019, rreth orës 12:30 minuta, në afërsi të kompleksit të shkollave të mesme, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë tek i pandehuri i pandehuri është gjetur një sasi prej 0.4 gramë e substancës narkotike të llojit “marihuanë”.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në njoftim theksohet se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që është një person me të kaluar kriminale dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat