Qendra më e madhe e votimit 401 në qytetin e Gjilanit sot pritet të hapet për të votuar të gjithë qytetarët.
Arsim Bejtullahu, menaxher i kësaj qendre, ka thënë se i gjithë materiali ka arritur me kohë në këtë vendvotim dhe se votimi pritet të fillojë në ora 07:00.
Raportohet se edhe 34 qendrat e votimit në këtë komunë pritet të hapen.