Reagon Hasan Salihu: Kemi vdekur për së dyti, vendimi i Gjykatës qesharak e skandaloz - Bota Sot
Reagon Hasan Salihu: Kemi vdekur për së dyti, vendimi i Gjykatës qesharak e skandaloz

Gjilani

Reagon Hasan Salihu: Kemi vdekur për së dyti, vendimi i Gjykatës qesharak e skandaloz

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 08:37
Hasan dhe Granit Salihu

Hasan Salihu është prindi i Granit Salihut, i cili në korrik të këtij viti humbi jetën në një aksident fatal si pasojë e pakujdesisë së vozitësit.

Hasani thotë se është ndier i turpëruar dhe i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës. Nuk ishte dënim, por lëmoshë, për mua dhe gruan time kjo ishte vdekje për së dyti e djalit. Ma mbyti të vetmin djalë që e kisha dhe u dënua vetëm katër vite, vërtet marre e turp për këtë drejtësi shprehet i revoltuar Hasan Salihu.

Hasan Salihu assesi të bindet se vozitësi që ia mbyti në aksident të vetmin djalë është dënuar me vetëm katër vite burgim.

“Nuk e di çfarë gjyqi, e as çfarë gjykatësi mund ta marrë një vendim kaq të lehtë e qesharak. Islam Thaçi ishte kryetar i trupit gjykues, por e dha një dënim qesharak, bile për të akuzuarin është lëmoshë, kurse për mua është vdekje për së dyti, ne kemi vdekur edhe unë edhe gruaja. Edhe po të dënohet 700 vite djali nuk më kthehet ma, por unë nuk e di çfarë poshtërsie është kjo çfarë gjykate, katër vite po e dënojnë për një vjedhje, kurse ky ma mbyti të vetmin djalë dhe katër vite burgim. Ska drejtësi, ne jemi ankuar, e mua më është dashur ti japi ndihmën mjekësore gruas dhe e kam dërguar menjëherë në emergjencë”, tha Salihu.

Ndryshe tek shoqëria civile dhe qytetarët ekziston një revoltë e madhe ndërsa ditët në vijim pritet të nis një peticion dhe protestë masive kundër dënimeve qesharake dhe kundër gjykatave të korruptuara.

Granit Hasan Salihu kishte humbur jetën aksidentalisht mbrëmë rreth orës 23.00 përballë varrezave të fshatit Uglar në korrik të këtij viti.

Granit Hasan Salihu (2000) kishte përfunduar shkollën e mesme të Mjekësisë në Gjilan dhe ishte i vetmi fëmijë i familjes Salihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat