Sonte në Gjilan do të mbahet gala mbrëmja “ Pak nga Ne shumë për Ata 4 “, dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Kjo gala mbrëmje është organizuar nga komuna e Gjilanit dhe do të mbahet në njërin nga restorantet në këtë qytet, duke filluar nga ora 20:00.
Përndryshe, në mesin e viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri, ishin edhe dy vëllezërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi.