Arbër Ismajli: E vogla ime Republikë, Zoti më bekoi që linda në këtë tokë të Dardanisë! - Bota Sot
Arbër Ismajli: E vogla ime Republikë, Zoti më bekoi që linda në këtë tokë të Dardanisë!

Gjilani

Arbër Ismajli: E vogla ime Republikë, Zoti më bekoi që linda në këtë tokë të Dardanisë!

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 08:40
Arbër Ismajli

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës për nder të 12 vjetorit të shtetësisë dhe bërjes së Republikës.

Ai ka thënë se duhet të vendosni të luftoni, keni kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shihni që do fitoni mbi këtë gjendje!

Ky është edhe deklarimi i tij i plotë:

“E vogla ime Republikë, Zoti më bekoi që linda në këtë tokë të Dardanisë! Zoti na faltë që të përmbysëm…

Por kur kuptova se detyra ime në këtë botë ishte të bëja njerëz të lumtur për aq sa kam mundësi prap ndihem krenar!!

Të dashur miq!

Ju prap mos u trishtoni, as mos u ligështoni, se jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd.Vendosni të luftoni,keni kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shihni që do fitoni mbi këtë gjendje!

Urime 12 vjetori e dashura ime Republikë!

Bashkë me suksese të reja!” - ka deklaruar Ismajli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat