Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Gjilan: Si u gjet çelësi i sefit të policisë nën krevatin e Valdete Bllacës

Gjilani

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Gjilan: Si u gjet çelësi i sefit të policisë nën krevatin e Valdete Bllacës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:37
Valdete Bllaca

Janë zbuluar detaje të reja për policen Valdete Bllaca, që dyshohet se ekzekutoi me nga dy plumba prindërit dhe dy vëllëzërit – dje në Gjilan. Dyshohet se gruaja 45-vjeçare kishte qëndruar rreth 3-4 orë mes kufomave më pas kishe kryer vetëvrasjen.

Arma me të cilën u krye krimi i shumëfishtë dyshohet se ishte zyrtare. Burime të njëjta të medias bëjnë me dije se dyshohet se polices i ishte konfiskuar arma në muajin korrik të vitit 2019, kur ajo ishte transferuar për të kryer punë si staf civil.

Mirëpo, dyshohet se gjatë ditës së premtë, arma ishte tërheq nga stacioni policor në Deçan. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, me rastin e bastisjes në dhomën e Valdete Bllacës, nën kauq është gjetur një kopje e çelsit të sefit të policisë (vendi ku mbahen armët).

Kujtojmë se pas tragjedisë së djeshme, në kohëzgjatje prej 72 orësh janë suspenduar, Komandanti i stacionit policor, Major Alban Ramushi, zëvendës komandanti policor Kapiten Naser Rrahmani, shefi i operativës të stacionit policor Kapiten Negovan Mihajlovic dhe një zyrtar i stafit civil Xhavit Azizi.

Personat në fjalë janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat