Haziri: Naim Shaqiri do të mbetet shëmbulli më i mirë i veprimtarit, profesorit dhe humanizmit - Bota Sot
Haziri: Naim Shaqiri do të mbetet shëmbulli më i mirë i veprimtarit, profesorit dhe humanizmit

Gjilani

Haziri: Naim Shaqiri do të mbetet shëmbulli më i mirë i veprimtarit, profesorit dhe humanizmit

Më: 4 mars 2020 Në ora: 21:07
Naim Shaqiri

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe profesorit Naim Shaqiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes shaqiri.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familja Shaqiri,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar dhe veprimtarin, Naim Shaqiri.

Naimi ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet një shembull i mirë i një qytetari të moderuar, aktiv në shoqëri, ekspeditiv dhe figurë e humanizmit e respektit ndaj secilës gjeneratë në komunën e Gjilanit dhe më gjerë, duke përçuar mesazhin e duhur të një intelektuali të nivelit të lartë.

Familje e nderuar, kolegë të punës dhe të gjithë ju që e keni njohur Naimin, ju shpreh ngushëllimet me dhembje të madhe në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Naimi ka qenë i të gjithë neve bashkërisht, sepse me të gjithë ka qëndruar në raport të drejtë dhe lojal për zhvillim të Gjilanit dhe Anamoravës.

Naimi na mungon të gjithëve dhe kujtimet për të sot do t’i kenë
një numër shumë i madh i gjilanasve nga këndvështrime të ndryshme dhe pozitive. Nxënësit e tij dhe kolegët me të cilët ai punoi, kishin rastin të marrin shumë nga ai, e më së shumti, respektin ndaj punës, produktivitetin në procese të ndryshme para, gjatë dhe në lirinë e Kosovës.

Ai ka lënë tek secili prej nesh nga një pjesë të tij të cilën do ta kujtojmë gjithnjë, ndërsa ne kemi humbur mikun, profesorin, kolegun e kritikun e drejtpërdrejtë të punës dhe procesit të shëndosh.

Prandaj, të gjithë ju që e keni njohur, t’i ruani kujtimet për të dhe të bëheni të fortë.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat