Haziri ngushëllon familjen Masurica - Bota Sot
Haziri ngushëllon familjen Masurica

Gjilani

Haziri ngushëllon familjen Masurica

Më: 9 mars 2020 Në ora: 18:48
Lutfi Haziri

Me rastin e ndarjes nga jeta të zejtarit të njohur gjilanas, Lulzim Masurica, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

Në telegram, thuhet:

E nderuara familje Masurica,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Lulzimit, zejtar i njohur i nahisë sonë.

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë si njeriun e mirë dhe zejtarin e ndershëm, të birin e një pishtari të arsimit (Hamid Masurica) dhe nipin e një kryengritësi të madh (Hasan Masurica).

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, juve, familje e nderuar, shokëve, miqve dhe farefisit.

Lamtumirë, shoku im!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat