Haziri: Jetoni pa panikë, por me kujdes e disiplinë në higjienë - Bota Sot
Haziri: Jetoni pa panikë, por me kujdes e disiplinë në higjienë

Gjilani

Haziri: Jetoni pa panikë, por me kujdes e disiplinë në higjienë

Më: 12 mars 2020 Në ora: 14:31
Lutfi Haziri

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, nga ku është informuar se nuk ka vend për panikë, sepse deri më tani asnjë shenjë të virusit Codiv-19 nuk është paraqitur tek pacientët e këtij regjioni dhe sipas monitorimeve permanente, as në nivel të Kosovës.

“Komuna e Gjilanit sot në mëngjes ka marrë vendimin e themelimit të ekipit ndërsektorial për menagjimin e pandemisë sipas vendimit të qeverisë. Kam vizituar dy institucione, atë të QKMF-së dhe IKShP dhe jam njoftuar për masat e ndërmarra. Apeloj te të gjithë qytetarët e Gjilanit që të jenë të kujdesshëm por pa shkaktuar panikë. Gjithcka që është në varshmëri të këtyre institucioneve do të përballohet me lehtësi dhe nuk ka nevojë që të shqetësohemi. Jam duke punuar me institucionet tjera për menagjimin e hyrjeve përmes pikave kufitare që pikëprekin Gjilanin. Të jetojmë në normalitet por me kujdes dhe disiplinë në higjienë veçanërisht”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ai ka porositur të gjithë qytetarët që për cfardo shqetësimi në ndryshimet shëndetësore, t'i drejtohen institucioneve të shëndetësisë dhe të marrin udhëzimet dhe rekomandimet profesionale.

Kurse, në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka folur Ajhane Sejfiu, e cila ka potencuar se nuk ka nevojë për panikë, por duhet që fokusi të jetë në higjienën dhe disiplinën maksimale për ta tejkaluar këtë problem i cili ka përfshirë vende të shumta botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat