Haziri ngushëllon familjen e të riut që humbi jetën në aksident

Gjilani

Haziri ngushëllon familjen e të riut që humbi jetën në aksident

Më: 10 prill 2020 Në ora: 16:19
Lutfi Haziri

Me rastin e ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të të riut nga Gjilani, Debatik Huruglica, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

“E nderuara familje Huruglica,Me trishtim e mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të djalit tuaj, Debatikut, në kohën kur po përballemi edhe me pandeminë Covid-19.

‘Ai ishte djalë i ri dhe me plot energji, me potencial për rini aktive dhe mbi të gjitha i dashur për të gjithë ata që e njohën. Në emër të qytetarëve të Gjilanit shpreh ngushëllimët më të sinqerta dhe do të jemi pranë jush në përballimin e dhembjes. Zoti ua leftësoftë dhembjen!”

“Në kohën kur po përballemi në luftë me të panjohurën, i lusim të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, veçanërish këto dy javët e ardhshme ”, thuhet në telegram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat