Sveçla në terren bashkë me njësitë policore të rajonit të Gjilanit - Bota Sot
Sveçla në terren bashkë me njësitë policore të rajonit të Gjilanit

Gjilani

Sveçla në terren bashkë me njësitë policore të rajonit të Gjilanit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:03
Sveçla në terren bashkë me njësitë policore të rajonit të Gjilanit

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitave të ekipeve emergjente nëpër komunat e Kosovës, ka biseduar me disa prej patrullave policore të rajonit të Gjilanit që janë duke punuar në terren.

Sveçla falënderoi zyrtarët policorë për punën që po bëjnë në terren.

Ai vuri në dukje se edhe në konceptet e përgjithshme të sigurisë në Europë, prezenca e ekipeve policore në pika kryqe të menaxhimit të akseve rrugore, të qyteteve, ose ndryshe që quhen pika fragjile, sidomos në këso situatash ofron ndjenjën e besimit të qytetarët të cilët ndjehen të sigurtë pavarësisht çfarë veprimtarie ushtojnë.

Sveçla vlerësoi jashtëzakonisht ekipet në terren për punën profesionale në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike.

Zyrtarët policorë e njoftuan ministrin Sveçla për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë vlerësuan se pas disa sqarimeve që po ju jepen edhe në terren qytetarët janë duke treguar një disiplinë në zbatim të udhëzimeve që po ju jep policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat