​Gjilani në pritje të rezultateve të 50 mostrave për COVID-19 - Bota Sot
​Gjilani në pritje të rezultateve të 50 mostrave për COVID-19

Gjilani

​Gjilani në pritje të rezultateve të 50 mostrave për COVID-19

Më: 11 maj 2020 Në ora: 22:32
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se 50 mostrat e sotme në Gjilan janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presin që rezultatet t’i marrin gjatë ditës së nesërme.

Ai ka thënë se Komiteti i Emergjencave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka marrë të gjitha masat për t’i mbikëqyrë 10 rastet e fundit, si pasojë e burimit të ri të infeksionit në një spital privat në Prishtinë.

“Gjendja e të infektuarve është e mirë, të gjithë janë në vetizolim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat dhe po punojmë që ta mbyllim edhe këtë fazë 14-ditore të menaxhimit të situatës së re”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai u ka bërë serish thirrje qytetarëve t’i përmbahen orarit të qarkullimit dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komuna e Gjilanit ka 58 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre një me përfundim fatal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat