​Në Gjilan monitorohen 27 raste me koronavirus

Gjilani

​Në Gjilan monitorohen 27 raste me koronavirus

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një rritje e numrit të rasteve me reja me koronavirus, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është regjistruar në Gjilan.

Kryetari Lufti Haziri ka bërë të ditur se në këtë komunë po vazhdon monitorimi i 27 rasteve me koronavirus në 9 shtëpi.

Ai përmes një postimi në Facebook u ka uruar shërim sa më të shpejtë pacientëve të prekur me COVID-19, teksa bën me dije se do të vazhdojë monitorimi i gjendjes përmes Qendrës Operative të emergjencave civile çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat