Haziri ngushëllon familjen Qamili me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Rexhep Qamili - Bota Sot
Haziri ngushëllon familjen Qamili me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Rexhep Qamili

Gjilani

Haziri ngushëllon familjen Qamili me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Rexhep Qamili

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:55
Rexhep Qamili

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të njohur gjilanas, Rexhep Qamili, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Qamili.

Në telegram, thuhet:

“E dashura familje Qamili,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit gjilanas, profesorit e intelektualit të jashtëzakonshëm, Rexhep Qamili.

Profesor Qamili më nuk do të jetë mesin e të gjallëve, por vepra dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në sferën e arsimit, do të jetojë përgjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im”, thuhet në telegram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat