Komuna e Gjilanit ka hapur tender për furnizim dhe mbjellje të 900 drunjve dekorativ.
Komuna ka planifikuar të shpenzojë 20 mijë euro për këtë kontratë. Kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj.
Përmes kësaj kontrate, Komuna e Gjilanit po planifikon të mbjellë 8 lloje të ndryshme të fidanëve, Acer Platenoides, Tilia Cordata, Catalpa, Pisha dekorative, Lejland, Laura, Phutinia, Smerald.
Përveç mbjelljes së fidanëve, me këtë kontratë do të bëhet edhe hapja e gropave dhe mbushja me dhe të përshtatshëm për kultivim të drurit, ujitja e tyre dhe zëvendësimi i fidanëve të dështuara brenda 2 viteve.
Kjo kontratë është duke u realizuar përmes procedurës së hapur.
Kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët.