Tre vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për narkotikë dhe armëmbajtje - Bota Sot
Tre vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për narkotikë dhe armëmbajtje

Gjilani

Tre vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për narkotikë dhe armëmbajtje

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:03
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar  të pandehurin B.M me tre vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë.

“I pandehuri B. M. me datë 17.02.2019, rreth orës 13:05 minuta, në shtëpinë e tij në fshatin Pozhoran të Vitisë, pa autorizim ka shitur substancë narkotike të llojit “heroinë” në peshë 2.1 gram në shumë prej 40 euro të pandehurve S. S. dhe N.S”.

“Të njëjtën ditë, gjatë kontrollit të zyrtarëve policorë në shtëpinë e tij janë gjetur substancë narkotike të llojit “heroinë” në peshë 31.9 gram, tre paketime me substancë narkotike të llojit “kokainë” me peshë 2 gram dhe dy qese substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 1.3 gram”, njofton kjo gjykatë.

Të pandehurit gjatë bastisjes është gjetur edhe një armë e zjarrit “Bereta” të kalibrit 7.65 mm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat