Lutfi Haziri tregon për gjendjen me Covid-19 në Gjilan

Gjilani

Lutfi Haziri tregon për gjendjen me Covid-19 në Gjilan

Nga: E.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:07
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 64 vjeçarit nga virusi korona.

Haziri tregon se për 4 muaj, 288 persona kanë rezoltuar positivë, 158 persona janë shëruar, 126 raste janë aktive dhe pesë persona kanë vdekur, në komunën e Gjilanit, shkruan “Bota Sot”.

Haziri thotë se ka edhe një lajm të keq, sepse tash e tre muaj janë duke pritur donacion me teste serologjike, që po qëndron në terminal doganor.

Postimi i plotë:

#Dita124. Sot e kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e një bashkëqytetari nga Cernica (64 vjeç) i cili ishte infektuar me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Për 4 muaj, 288 persona kanë rezultuar pozitivë, 158 janë shëruar plotësisht, 126 janë raste aktive, derisa pesë persona kanë vdekur. Apeloj që të keni kujdes të shtuar, duke i përdorë masat mbrojtëse dhe distancën sociale. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj.

Lajmi tjetër i keq është se tash e tre muaj po e presim donacionin me teste serologjike, e cila tash tre muaj po qëndron në terminal doganor. Do të na gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat