Lutfi Haziri viziton Repartin Infektiv, vlerëson lartë punën e mantelbardhëve - Bota Sot
Lutfi Haziri viziton Repartin Infektiv, vlerëson lartë punën e mantelbardhëve

Gjilani

Lutfi Haziri viziton Repartin Infektiv, vlerëson lartë punën e mantelbardhëve

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:44
Lutfi Haziri viziton Repartin Infektiv

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ku ka parë nga afër punën e madhe e profesionale që bëhet aty, në trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Duke vlerësuar lartë punën e mantelbardhëve, Haziri ka thënë se gjendja është e rënduar në Spitalin e Përgjithshëm, por fal mjekëve e infermiereve dhe inferemierëve, po përballohet.

“Aktualisht janë të hospitalizuar 58 pacientë, prej të cilëve 37 të konfirmuar me COVID-19 dhe 21 janë në pritje të testimit. Në CPAP janë tre pacientë, 1 është i intubuar dhe me oksigjenoterapi janë 32 pacientë. Komuna dhe Anamorava është e varur nga efikasiteti i këtij Spitali”, ka njoftuar Haziri, teksa ka kërkuar mbështetje më të madhe nga Qeveria me mjete pune.

Kreu i Gjilanit është shoqëruar nga dr. Ajhane Sefiu – drejtoreshë e QRSHP, Alban Ramushi – komandant i Stacionit Policor, dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në SPGJ dhe anëtar i komitetit të emergjenncave kundër përhapjes së pandemisë dhe mjekë kujdestar.

Pëndryshe, Lutfi Haziri është i pari kryetar Komune që viziton një repart ku janë të shtrirë pacientët me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat