Nuk i respektuan masat anti-Covid, gjobiten 93 qytetarë në Gjilan

Gjilani

Nuk i respektuan masat anti-Covid, gjobiten 93 qytetarë në Gjilan

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Gjilanit ka shqiptuar gjithsej 93 gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-COVID.

Sipas policisë njësitet policore kanë asistuar inspektorët sanitar komunal edhe në kontroll të lokaleve hoteliere të cilat nuk kanë respektuar këto masa.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon tek qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e institucioneve të vendit që kanë vetëm një qëllim: mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën policia do të jetë e detyruar të veprojë komfor ligjit anti Covid dhe të ndëshkoj të gjithë ata që bijën ndesh me këtë ligj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në ndërkohë për shkelësit e masave kundër Koronavirusit gjatë 24-orëve të fundit janë gjobitur 820 qytetarë.

Kujtojmë që 18 qytete të Kosovës janë futur në Zonën e kuqe me rrezikshmëri të lartë nga Ministria e Shëndetësisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat