Haziri i kënaqur me intensitetin e punimeve në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë

Gjilani

Haziri i kënaqur me intensitetin e punimeve në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:08
Punimet

Punimet në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, po bëhen me intensitet të lartë, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e vizitës së këtij projekti kapital.

“Përkundër problemeve teknike në terren, e rëndësishme është që po vazhdon puna me intensitet të lartë. Ky është njëri nga projektet më madhore dhe më kapitale që Komuna e Gjilanit e ka. Përpos infrastrukturës, këtu zgjidhet edhe problemi i kanalizimit, ujërave atmosferik, ndriçimi publik dhe zona e gjelbër”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se praktikisht integrohet komuniteti, përfshirë të gjitha lagjet e Pasjakut dhe të Livoçit të Epërm deri tek penda.

Ai ka falënderuar kompaninë implemetuese dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, të cilët, siç tha Haziri, janë kujdestarë të këtij projekti.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Driton Muharremi nga kompania implementuese dhe Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike.

Ndryshe, ky projekt në gjatësi prej 3 kilometa ka nisur zyrtarisht më 20 korrik 2020 dhe kostoja e saj pritet të jetë 3.9 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat