Digjet një veturë në Gjilan

Gjilani

Digjet një veturë në Gjilan

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 15:44
ilustrim

Një veturë civilë është djegur në Gjilan.

Sipas Policisë ankuesi ka raportuar se  në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vetura e tij civile.

Në brendi të veturës janë gjetur tre plumba të kalibrit 7.65 mm ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një bidon me një sasi derivate (benzinë).

 Nuk raportohet për lëndime ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat