Në Gjilan mbahet panairi i makinave, i fundit aktivitet për ‘muajin e mërgimtarëve’

Gjilani

Në Gjilan mbahet panairi i makinave, i fundit aktivitet për ‘muajin e mërgimtarëve’

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 14:34
Panairi i makinave

Në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve”, që po mbahet në Gjilan, sot është organizuar panairi i makinave "auto-shou".

Në një njoftim për media, thuhet se “auto-shou” ka hyrë në program me kërkesën e mërgimtarëve, ku ka pasur një pjesëmarrje të madhe të veturave si dhe të auto serviseve që merren me rregullimin e veturave të shtrenjta, të vjetra dhe të reja.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Lutfi Haziri, kjo gjeneratë që po jeton sot në Zvicër, Gjermani, në Evropë, janë gjeneratë e artë.

Granit Zylfiu, ideator i këtij panairi, është shprehur mirënjohës ndaj autoriteteve që kanë ofruar mbështetje për këtë nisme, e cila është bërë pjesë e “Muajit të mërgimtarëve”.

Panairi i veturave “auto shou” ka qenë aktiviteti i fundit i “Muajit të Mërgimtarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat