Dega e LDK-së, në Gjilan, i jep mbështetje të gjitha forumeve të partisë

Gjilani

Dega e LDK-së, në Gjilan, i jep mbështetje të gjitha forumeve të partisë

Nga: T. Selimi Më: 12 gusht 2016 Në ora: 12:06
Selia e LDK-se ne Gjilan

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka shqyrtuar me kujdes gjendjen para seancës së Kuvendit e në të cilen pritet të votohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e në të cilen situatë dalin individ apo struktura jolegjitime me deklarata që nuk përkojnë me qëndrimet e partisë. 

Ne kemi përcjellur me kujdes të shtuar situaten dhe dega jonë qëndron pran vendimeve të këshillit të përgjithshëm dhe si e tillë vepron unike me të gjitha nëndegët dhe forumet, andaj përveç strukturave legjitime thirrjet apo deklaratat tjera nuk paraqesin as nuk përfaqësojnë qëndrimet tona zyrtare.

Dega e LDK-së, në Gjilan i jep mbështetje të gjitha forumeve të partisë, në realizimin e programit qeverisës dhe si e tillë qëndron fuqishëm pran vendimeve që dalin nga strukturat legjitime të saj dhe fuqishëm po funksionojm si parti e themeluar nga Presidenti Rugova.

Anëtarsia e LDK-së, qëndron unike dhe respekton vendimet e dalura nga organet legjitime të partisë. Funksionimi i partisë në të njejtin model si në kohën e Presidentit Rugova ashtu dhe sot nën udhëheqjen e Kryeministrit Mustafa, po ndikon fuqishëm në rriten e anëtarsisë si dhe në qeverisje të drejtë e të suksesëshme, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ZMP e LDK-së, dega në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat