Balli Kombëtar Demokrat shtrihet edhe në Gjilan

Gjilani

Balli Kombëtar Demokrat shtrihet edhe në Gjilan

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:00
Foto nga vendi ngjarjes

Balli Kombëtar Demokrat, e ka mbajtur sot Kuvendin e par zgjedhor të degës së tyre në Gjilan.

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, zgjodhi organet drejtuese të saj në Gjilan.

Kryetari i kësaj partie u zgjodh Nexhat Veseli, nënkryetar Gëzim Kryeziu, sekretar Isa Murtezi, arkëtar Bajram Haliti.

Tubimin e Ballit e hapi koordinatorja e degës në këtë qytet Emanete Rama.

Rreth rolit dhe shtrirjes së Ballit Kombëtar Demokrat foli kryetari i partisë Gazmend Islami.

Ndërsa, kryetari i sapozgjedhur i falënderoj të gjithë për besimin e dhënë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat