Për të parandaluar dëmtimin e pyjeve nga sot punkt kontrolli në Letnicë

Gjilani

Për të parandaluar dëmtimin e pyjeve nga sot punkt kontrolli në Letnicë

Nga: Aziz Zuka Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:51
Pamje nga Letnica dhe vendosja e punktit policor

Me qëllim të parandalimit të dëmtimit të pyjeve në rajonin e Letnicës, në këtë fshat do të instalohet një punkt i kontrollës që do të përbëhet nga punonjës të Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe policia. Ky punkt do të jetë funksional që nga dita e sotme dhe përmes tij synohet të parandalohet prerja dhe dëmtimi i pyjeve publike e private në këtë lokalitet.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti Veton Ademi, ka potencuar se ky hap është shumë produktiv dhe besohet se do të rezultojë pozitivisht në ruajtjen e pyjeve në këtë pjesë. Ky ka qenë shqetësim i banorëve dhe e kemi shqyrtuar menjëherë dhe sot do të filloj të jetë në funksion punkti i përbashkët i kontrollit nga policia dhe rojeve të pyllit”, ka thënë Ademi. Gjithashtu edhe Inspekcioni komunal i Vitisë, ka nisur evidentimin e pronave të uzurpuara në Letnicë dhe se nga sot ka filluar edhe aksioni për lirimin e pronave publike e private.

Me këtë rast, i pranishëm në fillimin e këtij aksioni ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit Naim Pira dhe qeverinë komunale, ku iu është apeluar qytetarëve të këtij lokaliteti, që të lirojnë këto prona të uzurpuara para se të bëhet ekzekutimi i dhunshëm.

 Në fshatin Letnicë, konsiderohet një numër i pronave publike e private që janë të uzurpuara. “Në fshatin Letnicë, gjithë qytetarët që kanë uzurpuara pronat e të cilat në librat kadastral të komunës figurojnë si publike, i kemi njoftuar për aksionin dhe kemi kërkuara nga ata që ti lirojnë këto hapësira. Nëse kjo nuk ndodhë brenda kohës së paraparë atëherë do të fillojmë aksionin e ekzekutimit”, ka thënë drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat