“Fluidi” prej muajt prill edhe me prodhimin e vajit ushqimor

Gjilani

“Fluidi” prej muajt prill edhe me prodhimin e vajit ushqimor

Më: 27 mars 2017 Në ora: 19:06
Zëvendëskryeministri i Qeverise së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të lëngjeve RC Cola - "FLUIDI" në Gjilan

Zëvendëskryeministri i Qeverise së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të lëngjeve RC Cola - "FLUIDI" në Gjilan, ku tha se kompanitë prodhuese janë shtytësit kryesor të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Sipas tij, qëllimi i vizitës ishte për të parë veprimtarinë prodhuese dhe zhvillimin e tyre konkurruese. Kelmendi tha se si Qeveri janë të përkushtuar për krijimin e një ambienti të favorshëm për biznese.

Kelmendi: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të mbështes sektorin prodhues

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të mbështes zhvillimin ekonomik, në veçanti sektorin prodhues. Kjo fabrikë është një prej ekonomive të avancuara, andaj edhe shqetësimet e tyre janë shqetësime që neve na japin detyra, për t’i zgjidhur në mënyrë që këta prodhues të funksionalizohet dhe të bëhen edhe më konkurrues në tregun vendor dhe me akterë ekonomike, që vijnë nga jashtë, duke shtuar edhe prodhimtarinë”, theksoi Kelmendi. 

Pronari i Kompanisë "Fluidi", Fejzullah Mustafa ka njoftuar për së afërmi zëvendëskryeministrin për ecurinë e kësaj kompanie prodhuese. Mustafa njoftoi po ashtu se nga mesi i muajt prill, do të startojnë edhe me rafinerinë për prodhimin e vajit ushqimor.

Mustafa: Në prill fillojmë me rafinerinë e vajit ushqimor

“Përveç tjerash, zëvendëskryeministrin e njoftova edhe për prodhimin e gatshëm, që jemi duke bërë gati për prodhim. Është fjala për rafinerinë e vajit ushqimor, për të cilin procesi i montimit veç është në përfundim e sipër , ku pritet që deri kah gjysma e muajt prill, të fillojmë me këtë prodhim dhe ta lansojmë një produkt të ri vendor në tregun e Kosovës”, dekalroi Mustafa.

Ai shtoi se ndër barrierat kryesore të kësaj fabrike për prodhimin e pijeve jo alkoolike, është mungesa e energjisë elektrike, mungesa e kuadrove profesional dhe akciza për lëndën e parë.

Mustafa: Mungesa e energjisë elektrike mbetet sfidë

“Barrierat janë sidomos të politikave fiskale, për çka në këtë drejtim u bë mjaft, por ende Qeveria duhet të ndryshojë këto politika. Janë edhe ndër sfida tjera për energji elektrike, furnizim me pjesë rezervë, mungesë me kuadro profesional adekuat”, theksoi Mustafa.

Zëvendës kryeministri Kelmendi pranoi se është kërkesë edhe e bizneseve tjera, për heqjen e akcizës për lëndën e parë, të cilët janë prodhues të pijeve joalkoolike. Ai tha se mundësia e heqjes së kësaj akcize, duhet të shikohet edhe me pakon fiskale 2.0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat