Haziri takoi përfaqësuesit e AKP-së për zgjidhjen problemeve me disa prona

Gjilani

Haziri takoi përfaqësuesit e AKP-së për zgjidhjen problemeve me disa prona

Më: 5 maj 2017 Në ora: 16:53
Haziri takoi përfaqësuesit e AKP-së

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, kryesuesin e Bordit, Petrit Gashi, dhe Ismail Januzin - anëtar i Bordit.

Kryetari Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së për vizitën dhe për bashkëpunimin e ofruar për çështjet që janë në interes për planin zhvillimor komunal.

Në takim është diskutuar për kërkesat e parashtruara nga Komuna në AKP e Qeveri lidhur me problemet e disa pronave, ku përfshihet çerdhja e “Integj”, shkolla, rrugë publike, varrezat e reja etj., dhe dyja palët u pajtuan që të zgjidhen përmes rrugëve ligjore njëherë e përgjithmonë.

Përfaqësuesit e AKP-së kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërkaq kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat