Lutfi Haziri shtron iftar

Gjilani

Lutfi Haziri shtron iftar

Nga: H.O. Më: 10 qershor 2017 Në ora: 21:29
Lutfi Haziri shtron iftar

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame, përfaqësues nga policia, gjykata, prokuroria e FSK.

Haziri përmes një postimi në Facebook thotë se nuk ka ftuar përfaqësuesit e partive politike për shkak të heshtjes zgjedhore.

“Sonte pata kënaqësinë të shtroj iftar për Bashkësinë Islame të Gjilanit, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga policia, gjykata, prokuroria e FSK, por jo edhe ata të partive politike, shkaku i heshtjes zgjedhore. Lutem që Zoti të na pranojë këtë agjërim dhe këtë sakrificë që e bëjmë në emër Tij në këtë muaj të madh të Ramazanit. Muaji i Ramazanit na bënë të mendojmë që të bëjmë punë të mira dhe të kujdesemi për qytetarët tanë që kanë nevojë. LH”, shkruan Haziri./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat