Rruga magjistrale dhe qëndra e Pozharanit që nga sot është bërë me" Zebra"

Gjilani

Rruga magjistrale dhe qëndra e Pozharanit që nga sot është bërë me" Zebra"

Nga: Aziz Zuka Më: 4 korrik 2017 Në ora: 16:42
Pamje nga vendosja e “zebrave” ne qendrën e Pozharanit

Një shkrim i yni i botuar ditë më parë në medie për mungesë të sinjalistikës në qendrën e qytezës së Pozharanit, si duket  ka reflektuar pozitivisht edhe tek institucionet komunale të Vitisë. Duke parë nevojën e domosdoshme për qytetarët e Pozharanit  ku ata  kërkonin që të bëhet shenjezimi për këmbësor në udhëkryqe të rrugëve në qendër të  lokalitetit ku jetojnë  që ishte edhe kërkesë kjo e qytetareve dhe duke parë rrezikun e për këmbësorët, komuna e Vitisë  përkatësisht kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti vendosi që kjo rrugë të shenjëzohet. Dhe kjo punë nisi sot. Busshat Zuka inspektor i komunikacionit në Viti, u shprehë se  me vendosjen e “zebrave” në disa udhëkryqe  sado kudo do të tërheqin vëmendjen e vozitësve të makinave, kur dihet se kjo rrugë është magjistrale dhe për të duhet të kujdeset  Ministria e Transportit”.

E tani qytetaret pozheranas ndihen shumë të kënaqur, pasi  me vendosjen e shenjave sinjalizuese do të  lehtëson kalimin e këmbësorëve dhe kur jemi ne prag te pritjes së bashkeatedhetarve tanë kjo pune e kryer është për çdo lëvdatë. Sipas inspektorit Bushat  Zuka  edhe rrugët lokale do te kenë shenja sinjalizuese sidomos rrugët afër shkollës dhe rrugët kryqëzuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat