Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar Ministrin e Kulturë, Rinisë dhe Sportiti Kujtim Shala për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin.
Po ashtu, ai ka thënë se renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë, renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër, renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë janë rezultati i sotëm i nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Ministrinë
Postimi i plotë:
Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë në vlerë prej 26 mijë euro, renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër në vlerë prej 50 mijë euro dhe Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë në vlerë prej 30 mijë euro, janë rezultati i sotëm i nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës. E falënderoj ministrin Kujtim Shala për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin. LH