Haziri njofton fillimin e punimeve në lagjen e Jabuqëve - Bota Sot
Haziri njofton fillimin e punimeve në lagjen e Jabuqëve

Gjilani

Haziri njofton fillimin e punimeve në lagjen e Jabuqëve

Nga: A.M. Më: 6 shtator 2017 Në ora: 21:57
Punimet ne lagjen e Jabuqeve

Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës Gumnishtë-Livoç i Epërm më saktësisht në lagjen e Jabuqëve.

Haziri ka thënë se është i lumtur që është realizuar ky projekt, pasi që është jetik për banorët dhe për bizneset në atë lagje.

Postimi i plotë:                           

Sot e filluam asfaltimin e rrugës Gumnishtë-Livoç i Epërm “Lagjja e Jabuqëve”, me gjatësi prej tre kilometrave. Jam shumë i lumtur që e realizuam këtë project, i cili është jetik për banorët e asaj zone dhe për bizneset që zhvillohen aty. Vazhdojmë me punë t’hajrit! LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat