Inaugurohet në Gjilan objekti i bibliotekës sipas standardeve evropiane - Bota Sot
Inaugurohet në Gjilan objekti i bibliotekës sipas standardeve evropiane

Gjilani

Inaugurohet në Gjilan objekti i bibliotekës sipas standardeve evropiane

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 15:44
Inaugurohet në Gjilan objekti i bibliotekës sipas standardeve evropiane

Komuna e Gjilanit sot ka inauguruar objektin gjigant të Bibliotekës Regjionale “Fan S. Noli”, i cili është ndërtuar sipas standardeve evropiane me financim të Komisionit Evropian në vlerë 2.3 milionë euro.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar Komisionin Evropian për financimin e objektit të Bibliotekës, ka folur edhe për problemet që e ka gjetur këtë projekt me të marrë mandatin e kryetarit.

“Administrata e kaluar e ka nisur këtë projekt, por unë e kam gjetur të ndalur. Kemi arritur me komunikim të vazhdueshëm me Zyrën e BE-së që t’i tejkalojmë problemet e kohës dhe  operatori i ri ka arritur që ta përfundoj në afat rekord”, tha Haziri.

Ai tha se ky objekt, i cili ka mbi 3200 metra katrorë, do të jetë një mundësi e madhe për dashamirët e librit, nxënësit dhe studentët.

Ndërsa, Riccardo Serri, shef i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrime Evropiane në kuadër të Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se ndihet i nderuar që po e inauguron këtë objekt.

Ndryshe, përveç ndërtimit të bibliotekës, Komisioni Evropian ka mbështetur Gjilanin edhe në ndërtimin e parkut në lagjen “Dardania” dhe programin për bashkëpunim ndërkufitar me Komunën e Çairit, ku kanë përfituar zejtarët, përderisa KE është financues edhe i hapjes së vendkalimit ndërkufitar Stanqiq-Bellanoc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat