Fillojnë përgatitjet për “Flakën e Janarit 2018” - Bota Sot
Fillojnë përgatitjet për “Flakën e Janarit 2018”

Gjilani

E hënë, 19 nëntor 2018

Fillojnë përgatitjet për “Flakën e Janarit 2018”

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:32
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se në takimin e Bordit të manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018” janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit.

Haziri ka shkruar në Facebook se “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes dhe i tërë viti do t’i kushtohet atij në aspektin e kulturës”.

Postimi i plotë:

Në takimin me anëtarët e Bordit të manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”, formuam grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, arti pamor, arti dramatik dhe arti muzikor.

Në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase, të cilët i ftoj të na mbështesin me mundësitë e tyre.

“Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes dhe i tërë viti do t’i kushtohet atij në aspektin e kulturës. LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test