Lutfi Haziri anulon konkursin për mësimdhënës - Bota Sot
Lutfi Haziri anulon konkursin për mësimdhënës

Gjilani

E diel, 21 tetor 2018

Lutfi Haziri anulon konkursin për mësimdhënës

Më: 12 janar 2018 Në ora: 23:50
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka anuluar një konkurs të Drejtorisë së Arsimit në Gjilan për shkak të shqetësimeve të ngritura për konflikt të interesit.

“Sapo e anulova një konkurs të Drejtorisë së Arsimit, për shkak të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit dhe autorizova rishpalljen e tij. Toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi.

Ky vendim nuk i pengon në asnjë mënyrë parapërgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Përkundrazi, jemi të vendosur në realizimin e objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.

Në këtë konkurs të anuluar bëhet fjalë për 28 pozita të mësimdhënësve. Ky vendim është publikuar sot gjatë ditës dhe reagimi i Hazirit menjëherë në mbrëmje. Këto janë pozitat e anuluara:

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test