Gjilani pranon 20 laptopë donacion nga Zvicra - Bota Sot
Gjilani pranon 20 laptopë donacion nga Zvicra

Gjilani

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Gjilani pranon 20 laptopë donacion nga Zvicra

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:34
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot 20 laptopë për shkollat profesionale, të cilët janë donacion i organizatës zvicerane Labdoo.

Në emër të organizatës, donacionin ia ka dorëzuar kryetarit Haziri koordinatori i Labdoo, Asdren Toska.

Kryetari i Gjilanit ka falënderuar koordinatorin Toska për inicimin dhe përkushtimin që ky donacion të vie në qytetin e tij, duke thënë se laptopët do të shfrytëzohen nga shkollat profesionale dhe në këtë mënyrë do të ketë ndikim direkt në përmirësimin e cilësisë në institucionet edukativo-arsimore.

Ndërkaq, koordinatori i organizatës zvicerane Labdoo, Asdren Toska, ka njoftuar se ky është vetëm fillimi i donacioneve të kësaj natyre, duke u zotuar se brenda vitit edhe 200 laptopë të tjerë do t’i sjell në Gjilan.

Ai tha se laptopët që i dorëzoi sot janë të pajisur me të gjitha programet e domosdoshme për përdorim nga nxënësit e shkollave profesionale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test