Gjilanasit shpalosin kërkesat për investime komunitare në dëgjimet publike - Bota Sot
Gjilanasit shpalosin kërkesat për investime komunitare në dëgjimet publike

Gjilani

E hënë, 22 tetor 2018

Gjilanasit shpalosin kërkesat për investime komunitare në dëgjimet publike

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:00
Gjilanasit

Qytetarët e Gjilanit, në 10 debatet publike që janë mbajtur këtë muaj për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021, kanë kontribuar me kërkesa për investime komunitare, të cilat nga autoritetet komunale janë vlerësuar reale.

Zijadin Maliqi, drejtor për Buxhet dhe Financa, ka thënë se cikli i 10 dëgjimeve buxhetore i cili ka filluar më 23 gusht, dje është përmbyllur me sukses me organizimin e debateve me komunitetet pakicë, me rininë e gratë, me banorët e Dobërçanit dhe me ata të Kmetocit, ku është përfshirë edhe Shillova, Verbica e Kmetocit dhe Përlepnica.

Maliqi tha se kërkesat e qytetarëve të cilat janë paraqitur në këto debate, do të trajtohen me seriozitet dhe me të gjitha mundësitë do të inkorporohen në planifikimin e buxhetit për investime në vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, është shprehur se investimet në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore të dala nga programi i kryetarit Haziri 2018 plus, do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, por tha se kërkesat e qytetarëve për investime komunitare, do të trajtohen veç e veç dhe do t’i dalin në ndihmë atyre sa i përket implementimit.

Nën organizimin e Komitetit për Politikë dhe Financa  dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, janë mbajtur dëgjime buxhetore edhe me qytetarët e Llashticës, Grykës së Karadakut, Cernicës, Livoçit të Ulët, Dheut të Bardhë dhe Pogragjës, ku janë përfshirë edhe fshatrat tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test