U shënua 80-vjetori i fillimit të punës së Bibliotekës, “Fan S. Noli” në Gjilan - Bota Sot
U shënua 80-vjetori i fillimit të punës së Bibliotekës, “Fan S. Noli” në Gjilan

Gjilani

E hënë, 22 tetor 2018

U shënua 80-vjetori i fillimit të punës së Bibliotekës, “Fan S. Noli” në Gjilan

Nga: T.S Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:22
Manifestimi kulturor ne Gjilan

Ambienti i Bibliotekës “Fan S. Noli”, në Gjilan, sot, më bukur se herave të tjera, ishte i stolisur jo vetëm me libra, lexues e adhurues të librit, por ishte i stolisur me personalitete të larta të kulturës bibliotekare, me ish drejtorë të bibliotekës në fjalë si dhe me shumëkrijues të veprave letrare nga Gjilani dhe rrethina.

Andaj, para një mase mjaft të madhe të adhuruesve të librit, krijuesve, artdashësve, staf të lartë nga komuna(Gjilani), prezentuan në këtë eveniment kulturor edhe ish punëtorë pensionistë të bibliotekës “Fan S. Noli”, ku me një organizim të denjë, është shënuar80-vjetori i fillimit të punës së biblioketës së qytetit, Gjilanit. Në këtë evenimet kulturor mori pjesë edhe i pari i komunës, Lutfi Haziri, kryetar.

Fillimisht, fjalën e parë e pati Qazim Azizi, drejtor i bibliotekës “Fan S. Noli” të qytetit, Gjilanit, i cili tha se, sot, për mua e për të gjithë të tjerët, që gjendeni tok këtu, në ambientin e bibliotekës, është njëkënaqësie veçantë dhe e papërshkruar. “Mirë se keni ardhur në Gjilan dhe në Bibliotekën tonë e t’juajën! Sot, në këto fjalë të mia do të mundohem ta paraqes një kronologji të historikut të bibliotekës sonë, ku sa vështirësi ka qenë rrugëtimi gjer këtu ku jemi, sot. Biblioteka e qytetit, të Gjilanit, ka pasur, por edhe sot ka një përvjetor të shënuar e të denjë, pra 80-vjetorin e fillimit të punës së saj. Jemi këtu, por kemi pasur shumë vështirësi gjer tek arritja e këtij përvjetori të rëndësishëm për librin, dijen e njeriut.

Por, vështirësi në punë kanë pasur kolegët e mi, ata që kanë punuar më herët se unë. Sa vështirë ka qenë për drejtorin e parë, Ruzhdi Ushakun, profesor, Ali Huruglica, poet, Izet Surdulli, profesor, por vështirrësi ka pasur edhe Ibrahim Shabani, profesor, e Sahit Emini dhe Shefki Osmani, të cilëve u është dashur shumë punëpër ta ndryshuar gjendjen nga fondi i veprave nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe. Kjo ka qenë punë e vështirë dhe me lodhje. Por, me këtë rast, dua ta përmendi edhe një fakt  se ka qenë një dilemë se si do ta furnizojmë bibliotekën e re me libra, se tash kemi fituar një objekt të madh e modern me hapësirë të gjerë.

Shihni, ka shtuar Q. Azisi, drejtor, -ky objekt është i madh dhe kërkon kushte e punë më të përkushtuar, ku ka vend për krejt veprat që janë shkuar nga krijuesit tanë. Këtu, tash, ka nevojë për shumë punëtorë. Gjer sa ne punonim në ndryshimin e “gjendjes” nga e vjetra në bibliotekën e re, na shtohej presioni se si t’i bartrnim  krejt veprat dhe inventarin në këtë bibliotekë të re moderne. Ishte kjo njëdilemëjona me ethe jete e pune. Por, këtë sfidë e  kaluam në mënyrën më të mirë.

Pra, 80- vjet më parë, neve vetëm na shkonte mendja se si do ta fitonim një bibliotekë të re në qytetin e Gjilanit, e cila ide jona ka qenë si njëëndërr e “paarritur”, por u bë realitet. Por, një grup i qytetarëve të Gjilanit, me vetëinisiativë, qytetarët e të gjithave komuniteteve e kthyen një shoqëri, që quhet shoqëria e gjilanasve, erdhën këtu në Gjilan dhe krijuan një bibliotekë në rrugën e Prishtinës. Puna ka shkuar me shumë vështirësi, sepse libri i parë në bibliotekë është sjellur pas luftës 1955 dhe, ai libër nuk është i shkruar në gjuhën shqipe, por në gjuhën serbokroate me titull  “Kënga për mbretin...”Librit i mungojnë shënimet e autorit.

Kjo bibliotekë, ku sot gjendemi, i ka gjitha parakushtet për punë normale. Andaj, ftoj kolegët e mi që ta ruajmë librin dhe ta rrisim fondin e tyre. Biblioteka e Gjilanit i ka plotësuar gjitha kushte për digjitalizimin e librave. Sot, kjo bibliotekë ka të anëtarësuar 3790 anëtarë, qëedhe ne jemi të kënaqur. Ka mbi 22 mijë shërbime bibliotekare, që do të thotë dhënie e marrje libash dhe shërbime të tjera rreth gazetave ditore, revistave  etj. E falenderoj Bashkimin Evropian që ka qenë finacues i kruesor i kësaj biblioteke moderne. Dua ta falenderoj zonjën Misrine, grua e Enver Talit, e cila e ka përcjell amanetin e burrit të saj Enverit, i cili, bibliotekës sonë ia ka dhuruar 2.000libra nga biblioteka personale e tij. Gjithashtu, kemi mbi 10. 000 mijë libra që i kanë dhuruar qytetarët tanë. Por, poe veçoj një njeri, i cili na ka ndihmuar shumë gjer tek kjo bibliotekë e re,  eky është z. Lutfi Haziri, kryetari ikomunës sonë. Ky ka qenë nisiatorikryesor, i cili punoi përndërtimin e këtij objekti të ri e modern të librit.  Ju falemnderit, Kryetar!”

I pari i komunës, Lutfi Haziri tha se, sot jemi në një përvjetor më të madh, në Gjilan, në 80-vjetorin e fillimit të punës së bibliotekës së qytetit. “Shihni, ka shtuar z. Haziri,-sa gjatë jetojnë drejtorët e librave, drejtorët e dijes dhe shokut më të ngushte të njeriut. Nuk e tha rastësisht Qazim Azizi, drejtor, se, Hemnigvei, ishte një shkrimtar i madh i një kohe, i cili ka pasur të drejtëkur ka shtuar se, libri duhet dhe çmohet, se aty është dija e njerëzimit. Pra, ai ka thënë se, sikur njerëzit i duan gratë e veta, do të duhej ta duan edhe librin dhe të lexojnë atë. E ka thënë me vend e me mend.

Sidoqoftë, familje e nderuar e Talit, Mistrine, e një emisionairit të ambasadorit tonë në Turqi, e cila ka dhënë shumë për ne.Jemi mirënjohës për këtë familje. Po ashtu po punoj edhe për Teatrin, se një ditë, puna e tij,do të vie në binar të vetë. Nuk ka qenë proces i lehtë që kanë dhënë në ndërtimn e bibliotekës, pra Komisioni Evropian, i cili naka ndihmuar shumë dhe u jemi mirënjohës për jetë. Por, përvjtori më i madh i bibliotekës, pra 80 vjetori, është një shekull që gjilanasit lidhen me librin dhe me institucionin e parë të bibliotekës. Shfrytëzoj rastin që ta falenderoj profesorin më të  dashur, Ibrahim Shabani, i cili ka kontribuar edhe në kulturën gjilanase, cili e ka vulëne pashëlyeshme të ndërtimit të shtetit deri pas luftës.

Mandej, e falenderoj Shefki Osmanin, i cili njeri ka punuar jo vetëm nga brenda, por edhe nga jasht që bibliotekës i ka dhënë ambient jo vetëm të librit, poredhe ambient të këndshëm të leximit për studentë, nxënës e lexues të tjerë. Dhe, na vjen drejtori aktual Qazim Azizi, i cili po tregon punë të pakursyer si drejtor i ri. Të shtoj edhe këtë se, dje kemi shënuar një përvjetor të madh të dhënies së çmimit “Beqir Musliu”, autorit Ramadan Rexhepit. E përshendes këtë romansieri, i cili është duke jetuar në  Suedi, por, pas 60 vjetësh, ky autor është dalluar si romansieri i ditëve të para dhe i vetmi që e kem këtë pjesë që na shkruan romane, që i don më shumë si profesion.

L. Haziri, kryetar, tha edhe këtë se, ky objekt do të jetë edhe për aktivitete të tjera kulturore, por do të ketë edhe dhoma të veçanta të shkrimtarëve që kanë bërë emër etj. Edhe pak ditë do ta shënojmë 40vjetorin e Themelimit të Radio Ggjilanit, themelues i të cilit ishte Sabit Zymberi, i cili, para një jave ndërroi jetë. Në këtë evenimet foli edhe Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës së Prishtinës. Në fund të këtij përvjetori shënues, disa ish- drejtorëve iu ndanë mirënjohje për punën që kanë bërë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.

Të shtojmë edhe këtë se, për nder të këtij përvjetori shënues, u dhanë disa këngë, recitime dhe melodi muzikore nga mosha e të rinjve e këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test