Gjilani vazhdon aksionin e pastrimit në fshatra e lagje - Bota Sot
Gjilani vazhdon aksionin e pastrimit në fshatra e lagje

Gjilani

E shtunë, 17 nëntor 2018

Gjilani vazhdon aksionin e pastrimit në fshatra e lagje

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 11:24
Gjilani vazhdon aksionin e pastrimit në fshatra e lagje

Aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”, po vazhdon çdo ditë, nëpër lokalitete të ndryshme të hapësirës së Gjilanit.

Aksion i tillë ka vazhduar edhe në fshatin Livoç i Ulët në Komunën e Gjilanit, ku banorët e këtij fshati kanë pastruar rrugët e fshatit, varrezat dhe hapësirat e gjelbëruara.

Sipas një komunikate, banorët e fshatit Livoç i Ulët, kanë thënë se ky aksion ka nisur me datën 15 shtator dhe çdo ditë vazhdohet me aktivitete në pastrim të hapësirës së fshatit.

Ata kanë potencuar se tashmë gjendja ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe gjatë periudhës së vjeshtës, sipas tyre do të vazhdohet me gjelbërimin e zonave të ndryshme publike për të krijuar një ambient më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test