Haliti vizitoj fshatrat Gërmovë, Drobesh, Binqë, Kabash dhe qytetin e Vitisë - Bota Sot
Haliti vizitoj fshatrat Gërmovë, Drobesh, Binqë, Kabash dhe qytetin e Vitisë

Gjilani

E martë, 20 nëntor 2018

Haliti vizitoj fshatrat Gërmovë, Drobesh, Binqë, Kabash dhe qytetin e Vitisë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:23
Kryetari Haliti vizitoj fshatrat Gërmovë, Drobesh, Binqë, Kabash dhe qytetin e Vitisë

Kryetari Haliti vizitoj fshatrat Gërmovë, Drobesh, Binqë, Kabash dhe qytetin e Vitisë. U informua për së afërmi mbi punimet që po zhvillohen në këto lokalitete.

Në lokalitetet e ndryshme të Komunës së Vitisë, po punohet me një dinamikë të shtuar në realizimin e projekteve të shumta. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Gërmovë, ku për së afërmi është njohur mbi punët të cilat po realizohen në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorre të një rruge bujqësore. Ai vizitoj edhe Drobeshin ku po punohet në rregullimin dhe pastrimin e një përroske që kalon nëpër këtë fshat. Ndërkaq u ndal edhe për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e shëtitores 6 kilometërshe për skaj të lumit “Morava e Binqës” nëpërmes fshatrave Binqë, Kabash, Viti e deri në kufi me komunën e Kllokotit.

Projekti i shëtitores në fjalë po realizohet në kuadër të projektit Cross Border- projekti “Turizmi pa Kufij “ që financohet me mjete të Bashkimit Evropian në të cilën Komuna e Vitisë ka bashkëpunim me Komunën Kriva Palanka të Maqedonisë. Haliti ka inspektuar edhe punimet që po bëhen në ndërtimin e parkingjeve në fshatin Kabash por edhe parkingjet që po bëhen në afërsi të objektit për banim social. “Sot kam inspektuar vetëm disa nga vend punishte që po realizohen në lokalitet e ndryshme të Komunës sonë. Ne jemi zotuar se do të bëjmë maksimumin që të realizojmë sa më shumë projekte në interes të gjithë qytetarëve pa dallime”, u shpreh Haliti. Ai shtoj se përmes këtyre projekteve po përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve vitias.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test