Nga një vit e gjysmë burg për plaçkitësit e shitoreve në Gjilan

Gjilani

Nga një vit e gjysmë burg për plaçkitësit e shitoreve në Gjilan

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar F. H. dhe M. K. në kohëzgjatje prej 1 vit e gjysmë burgim dhe gjobë prej 600 euro, pasi më datë 11 shtator në Lladovë të Gjilanit kanë vjedhur nga marketi “Buli” mall dhe para në vlerë 1200 euro, duke vazhduar më pas edhe te marketi “Besa”, duke vjedhur shuma të parave dhe të gjësendeve.

Me këto veprime të akuzuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë dhe veprën penale në vazhdim vjedhje e rëndë në bashkëveprim, të sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat